“Britain’s Got Talent”, në hapësirë

22/01/2012 15:43

Fituesi i këtij viti i shout ku përzgjidhen talentë, “Britain’s Got Talent”, do të performojë për herë të parë në histori në hapsirën kozmike.

Kjo është risia dhe cmenduria artistike që vjen nga drejtuesi dhe numri Një në botë i përzgjedhjes së talenteve, britanikut të famshëm Simon Couell, i cili ka edhe të drejtën e autorit dhe televizive për këtë shou si dhe spektaklit akoma më popullor “X Factor”.

Sipas njeriut më të fuqishëm në botën e sotme të muzikës britanikut Simon Couell ai është në bisedime me miliarderin britanik, pronarin e linjës të fuqishme ajrore transatlantike “Virgin” dhe bankierin Sir Richard Branson i cili sponsorizon shoun për të cuar në hapësirë fituesin e këtij viti.

Sir Richard Branson është duke financuar projektin e madh të fluturimit në orbitë të pasagjerëve me një avion të projektuar enkas të quajtur Virgin Galactic.  

Sipas Couell përvoja nuk do të jetë e detyrueshme për fituesin, por biznesmeni i fuqishëm britanik do të mundësojë dhjetra e miliona  stërlina për cmimin ëndër.

Sipas Simon Couell drejtuesit e këtij shou mjaft popullor në Britani dhe që është blerë si e drejtë televizive në shumicën e vendeve të botës përfshi edhe variantin shqiptar, “Albanians got talent”.

Fituesi i këtij viti që është i gjashti që zhvillohet, do të kendojë përpara tërë planetit dhe unë do të bëj të mundur një gjë të tillë, thotë ai.

Faktikisht vetë Simon Couell planfikon të udhëtojë me avionin e posacëm hapësinor që do të shkojë në orbitë.

Audicionet për këtë spektakël artistik tashmë kanë filluar përpara dy ditësh në Britani, ku në fazën finale vetë drejtuesi i shout Simon Couell që jeton ne Los Anxheles merr vetë pjesë në përzgjedhjen e fituesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA