100 Vitrinat shpëtojnë “in extremis”. Mediaset dhe 300 punonjësit e soap opera-s arritën një marrëveshje për rinovimin e kontratave dhe vijimin e punës dhe xhirimeve të serialit të famshëm italian që transmetohet edhe në Top Channel.
Në muajin dhjetor, grupi “Mediavivere” njoftoi ndërprerjen e xhirimeve me arsyetimin se ishin tepër të kushtueshme. Ky vendim prodhoi reagimin e menjëhershëm të 300 punonjësve, aktorë e pjesë e stafit teknik.
“Përkundër krizës ekonomike dhe vështirësive të tjera në tregun mediatik, vendosëm të sforcohemi për vazhduar mbështetjen tonë për një prodhim cilësor të cilin publiku dëshiron ta shohë cdo ditë”, thuhet në komunikatën e Mediaset pas arritjes së një marrëveshje me punonjësit.
100 Vitrinat, soap opera italiane, e vlerësuar në Itali si më e ndjekur edhe se “Beautiful”, nisi rrugëtimin e saj drejt publikut 10 vite më parë.
Top Channel