Ministri shqiptar i Mbrotjes, Arben Imami u prit të premten në Shkup me nderime të larta nga kolegu i tij nga Maqedonia, Fatmir Besimi.

Bashkëpunimi në sferën e mbrojtes mes dy vendeve është në nivel të lartë, thanë dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp. Besimi shfytëzoi takimin me z.Imami për të kërkuar edhe një herë mbështetjen e Tiranës për integrimin e Maqedonisë në NATO.

“Kërkuam edhe një herë që Shqipëria edhe gjatë kësaj periudhe të reflektojë dhe artikulojë përkrahjen e saj për Maqedoninë dhe anëtarësimin e saj në NATO ashtu siç gjithmon e kemi pasur këtë përkrahje” tha Ministri i Mbrojtjes në Maqedoni, Fatmir Besimi.

Ministri Imami tha se Shqipëria mbështet pa rezervë dhe pa kushte integrimin e Maqedonisë në NATO. Anëtarësimi i këtij vendi në Aleancë sipas z.Imami, garanton stabilitet dhe paqë në rajon.

“Integrimi i Maqedonisë në NATO është në interesin më të mirë të Shqipërisë. Ne shpresojmë që problemi teknik dhe politik midis dy vendeve tona fqinje dhe mike Greqisë dhe Maqedonisë të zgjidhet sa më shpejt në mënyrë që të bëhet i mundur realizimi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO”, u shpreh Arben Imami, Ministri shqiptar i Mbrojtjes.

Dy ministrat thanë se bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në mbrotje mund të zgjerohet, vecanërisht në drejtim të angazhimit të përbashkët për promovimin e projektit “mbrotje e mençur” apo “smart defence” dhe në përdorimin më racional të resursve të mbrojtjes.
z. Imami paralajmëroi mundësinë që në kuadër të grupit të Adriatikut А5 të krijohet një skuadër e përbashkët për intervenimeve të shpejta në rast të katastrofave natyrore dhe kërcënimeve nga terrorizmi.

Top Channel