Shtatzëni për Jennifer Aniston?

20/01/2012 00:00

Duket se ka ardhur ora e mirë edhe për aktoren Jennifer Aniston. Është
MTV që hedh dyshime mbi faktin se aktorja mund të jetë shtatzënë dhe
kësisoj është në pritje të fëmijës së saj të shumëpritur.

E nëse këto nuk janë spekulime atëhere rezulton se ish-bashkëshortja e Brad Pitt dhe partnerja e tij aktuale, aktorja Angelina Jolie janë njëherazi shtatzënë. Por pavarësisht gjithçkaje, nëse Aniston është në pritje të një fëmije, padyshim që për aktoren ky është një ndër momentet më fatlume në jetë, pasi ajo e ka deklaruar edhe me heret se mungesën e një fëmije e ka ndjerë së tepërmi.
 
Aq sa më shumë se një herë ka deklaruar: “Unë absolutisht se do të kem fëmijë në të ardhmen. Gjëja që dua më shumë në jetë është të bëhem nënë”. Për momentin çifti i të famshmëve, Jennifer Aniston dhe partneri i saj Justin Theroux as nuk i kanë konfirmuar dhe as i kanë hedhur poshtë këto lajme të publikuara në media.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta