Rihanna dhe ‘Coldplay’

20/01/2012 00:00

Pak kohë më parë, këngëtarja Rihanna pati deklaruar se do të ishte e
nderuar nëse do të ishte në skenë për të përformuar me bandën britanike
të rrokut. Dhe me gjasë ëndrra e saj do të realizohet.

Mediat publikojnë detaje të ceremonisë së sivjetshme të ‘Grammy Awards’ e raportojnë se ylli i muzikës pop do të bashkohet me grupin britanik të rrokut për të performuar në skenë gjatë ceremonisë së ndarjes të çmimeve Grammy, ceremony e cila do të mbahet këtë 12 shkurt.

Mësohet se ka qenë lideri i grupit, Chris Martin ai që e ka ftuar këngëtaren për të qenë pjesë e albumit të fundit të bendit, “Mylo Xyloto”, pikërisht në këngën “Princess of China”, por këngëtarja ka qenë e detyruar të mos jetë pjesë e kësaj kënge pasi ka qenë e angazhuar me projektet e saj.

Asokohe Rihanna kishte deklaruar publikisht Martin ishte një krijues i jashtëzakonshëm këngësh duke vijuar më tej se kishte shumë dëshirë të madhe që të performonte live me “Coldplay”. Dhe ka ardhur ky moment për këngëtaren! “Miqtë e mi të ‘Coldplay’ dhe unë do ta ndajmë skenën për një performancë në evenimentin e sivjetmë të Grammy Awards!”-kështu ka shkruar Rihanna në profiling e saj në rrjetin social Tëitter, duke dhënë një lajm të jashtëzakonshëm jo vetëm fansat por edhe për mediat. Këngëtarja Rihanna është e nominuar 4 herë në këtë ceremoni të ccmimeve Grammy që cilësohen si ccmimet OSCAR të muzikës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta