‘Huffington Post’ ka publikuar rezultatet e sondazhit Harris të cilat dalin në përfundimin se aktori i preferuar i amerikanëve është Johnny Depp.
Ky është viti i dytë radhazi që Depp renditet i pari në këtë sondazh. Pas tij vijnë Denzel Washington, Clint Eastwood, Tom Hanks dhe John Wayne.
Më pas, lista vazhdon me aktorët George Clooney, Sandra Bullock, Harrison Ford, Will Smith dhe Adam Sandler.
Ky lajm vjen pas zërave për ndarje mes Johnny Depp dhe partneres së tij, aktores franceze Vanessa Paradis.
“Daily Mail” ka raportuar se aktorët i kanë dhënë fund raportit të tyre pas 14 vitesh bashkëjetesë. Prej raportit të tyre kanë ardhur në jetë 2 fëmijët e çiftit dhe tani flitet jo vetëm për një krizë të çiftit, por për ndarjen e tyre.
Dhe këtë fakt e përforcon edhe shfaqja e aktorit në ceremoninë e “Golden Globe”, pa partneren e tij, e cila përherë e ka shoqëruar në evente të këtyre përmasave.”Daily Mail” shkruan: Miqtë e Johnny-t janë shumë të shqetësuar për të, sepse lidhja e tij me Vanessa-n ka përfunduar dhe doemos kjo gjë e ka bërë të kalojë një periudhë tepër të vështirë”. Nga zyra e shtypit e aktorit nuk ka asnjë reagim për këtë çështje dhe heshtja e Johnny Depp është përkthyer nga mediat si provë e rëndësishme për vërtetësinë e këtij lajmi.
Top Channel