Devis Xherahu i ftuar këtë javë në “Portokalli”! Blini bileta këtu… Mesa duket nuk mjafton të dalësh tek blloku për të gjetur një të dashur të pasur! Nëse jeni vajzë materialiste mbani shënime nga veprimtaria e disa shqiptareve të njohura të cilat kohët e fundit po i kalojnë vetëm në shoqërinë e miliarderëve!
E para që ka shënuar një gol spektakolar është supermodelja shqiptare Emine Cunmulaj! Ajo është lidhur me një iranian të pasur që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Urojmë që tani e tutje mos ta shohim me veshje islame atë vajze aq simpatike!
Bleona Qerreti e ka thënë që herët që miliarderët janë pjesa kryesore e publikut të vet! Fundi i vitit ishte befasues për Bleonën, pasi për festa ajo ka qëndruar në Afrikën e Jugut e më saktë në Cape Town, ku ka pasur një festë të madhe private, të cilën e kishte organizuar miliarderi amerikan, Preston Haskell.
Ky i fundit kishte angazhuar këngëtarë dhe DJ shumë të njohur nga mbarë bota, ndërsa mes tyre kishte ftuar dhe këngëtaren Bleona Qereti. Ndoshta ky angazhim i fundvitit Bleonës i ka sjellë fitime të majme, me të cilat mund të ketë mbuluar një pjesë të shpenzimeve të cilat ajo i kishte bërë gjatë gjithë vitit të kaluar për evente, si dhe investime në këngët e albumit të ri, të cilin ende po e presim.
Top Channel