Alba: Jam më e lumtur se kurrë
20/01/2012 16:45
Jessica Alba është shprehur se ndihet më e lumtur se kurrë pas lindjes së vajzës së saj të dytë, Haven.
Aktorja theksoi për ‘Access Hollywood’: “Jam më e lumtur se kurrë në këtë periudhë të jetës sime dhe është shumë e dukshme kjo gjë.”
30-vjeçarja shtoi se kësaj pas lindjeje e kishte shumë më të lehtë të rikthehej në formë, pasi nuk shtoi shumë në peshë gjatë shtatzanisë së dytë.
“Nuk u shëndosha shumë kësaj radhe dhe u ushqeva në mënyrë të shëndetshme. Për këtë arsye e kisha më të lehtë të riktheja linjat e mëparshme”, deklaroi Alba.
Jessica Alba ka edhe një vajzë tjetër 3-vjeçare, Honor, me bashkëshortin Cash Warren.
Top Channel