Personazheve të famshëm që kanë zgjedhur të joshin duke u shndërruar si
ikona Marylin Monroe i është shtuar edhe një tjetër. Ajo është Michelle Williams, një ndër aktoret e cila ka triumfuar së fundmi në ceremoninë e
“Golden Globe” për interpretimin e saj në “My Week With Marilyn”.

E nuk ka mjaftuar filmi por ajo së fundmi është shfaqur në faqet e “GQ” si ikona e Hollywood-it. Rolin e Marilyn e ka kaq për zemër dhe përpos imazhit që nuk e ka të vështirë t’i përshtatet tij të Monroe, ka edhe një tjetër ngjashmëri me të.

Sikurse Monroe, as Williams nuk ka pasur jetë të lehtë. Vdekja e mashkullit të jetës Heath Ledger në vitin 2008 ka qenë një provë e vështirë për Michelle Williams por pas një periudhe depresive, tani aktorja ka mundur të kthejë faqe dhe të vijojë të jetë një aktore e lakmuar në Hollyëood.

Michelle ka lënë pas krahëve periudhën e vështirë dhe në filmin “My Week With Marilyn” shfaqet më në formë se kur, madje me një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ikonën joshëse të Hollywood-it.

“E kujtoj fare mirë momentin kur e veshur si Marilyn, nisa të ec nga dhoma ime drejt studios së regjistrimit, – tregon Williams. – Në afërsi të vendit ku po shkoja ishin 3 apo 4 burra pranë një kamioni dhe ndjeva shikimin e tyre të më shoqëronte në çdo hap që bëja”, ka vijuar rrëfimin e saj aktorja.

“Për të parën herë më pëlqeu shumë të isha e shikuar në atë mënyrë. Kjo ishte kënaqësia ime, jo e tyre ! Tani e di çfarë mendoj, që edhe Marylin me siguri do të ketë ndjerë të njëjtën ndjesi kur ecte në rrugë. Ishte e jashtëzakonshme”, ka rrëfyer ndër të tjera në intervistën e saj aktorja Michelle Williams e cila pas filmit ka preferuar të realizojë edhe këtë set fotografik për ‘GQ’ ku shfaqet me imazh perfekt ‘Ala Marylin Monroe’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta