Pozoi nudo, s’mund të rikthehet në shtëpi

19/01/2012 16:45

Pozimi nudo për një revistë franceze i kushtoi “dëbimin” nga atdheu i saj, aktores iraniane, Golshifteh Farahani.

Farahani, që aktualisht ndodhet në Francë, nuk do të mund të rikthehet në shtëpinë e saj në Teheran për shkak se autoritetet ia kanë ndaluar atë për “sjellje të pahijshme dhe në kundërshtim me ligjin islamik”, sheriatin.

Aktorja 28-vjecare, pozoi nudo për revistën franceze, “Madame Figaro” në shenjë proteste kundër censurës që vendos ligji islamik në vendlindjen e saj, censurë që më së shumti prek kinemanë, pikërisht në kohën kur kinemaja iraniane po njihet botërisht, pas fitimit të “Golden Globe” nga filmi iranian, “A Separation”, i regjisorit Asghar Farhadi.

FOTO GALERI
1/1
Irani “dëbon” aktoren 28-vjecare

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta