Nielsen: Stallone është si lepur në shtrat

19/01/2012 16:45

Brigitte Nielsen ka qenë e martuar me Silvester Stallone për dy vjet në periudhën 1985-1987 dhe tashmë kujton këtë martesë me disa deklarata që me siguri nuk do të jenë të pëlqyeshme për një nga të “fortët” e Hollivudit.

Danezja ka thënë se protagonisti i filmave si “Rocky” dhe “Rambo” “ishte si një lepur në shtrat” duke shtuar se përdorimi i steroideve për të mbajtur një trup muskuloz e pengonte jetën e tij seksuale.

Gjithashtu, Nielsen theksoi se Stallone ndryshoi krejtësisht pas martesës.

“Një ditë pas martesës sonë ai ndryshoi rrënjësisht. U bë shumë posesiv dhe më trajtonte sikur të isha makina e tij. Ishte diçka e tmerrshme”, tha ish-modelja dhe aktorja në një emision televiziv gjerman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA