Kanë ditur që gjithçka nga jeta e tyre të mbajnë thuajse private dhe
rrallë shfaqen së bashku në publik, por kur bëhet fjalë për lajme të
bujshme, as ata personazhe që dinë ta ruajnë privatsinë, nuk i shpëtojnë
faqeve rozë.
Një ndër aktorët më të paguar në vitet e fundit në Hollywood, Johnny Depp dhe partnerja e tij Vanessa Paradis raportohet se i kanë dhënë fund raportit të tyre pas 14 vitesh bashkëjetesë.
Është tabloidi britanik “Daily Mail” që e raporton këtë lajm duke theksuar se i është referuar burimeve të sigurta për këtë lajm.Prej raportit të tyre 14-vjeçar kanë ardhur në jetë 2 fëmijët e çiftit dhe tani raportohet jo vetëm për një krizë të çiftit por për ndarjen e tyre.
Dhe këtë fakt e përforcon edhe shfaqja e aktorit në ceremoninë e “Golden Globe”, pa partneren e tij, e cila përherë e ka shoqëruar në evente të këtyre përmasave.”Daily Mail” shkruan: Miqtë e Johnny-t janë shumë të shqetësuar për të, sepse lidhja e tij me Vanessa-n ka përfunduar dhe doemos kjo gjë e ka bërë të kalojë një periudhë tepër të vështirë”. Nga zyra e shtypit e aktorit nuk ka asnjë reagim për këtë çështje dhe heshtja e Johnny Depp është përkthyer nga mediat si provë e rëndësishme për vërtetësinë e këtij lajmi.
Top Channel