Ja se si stërvitet Rihanna

19/01/2012 00:00

Shumë njerëz vishen thjesht dhe në mënyrë shumë sportive kur stërviten
apo vrapojnë, me qëllim që të jenë sa më të lehtë në kryerjen e
ushtrimeve.

Por Rihanna guxon sërish dhe publikon në Twitter foto të reja në momentet e stërvitjes, ndërsa në trup mban vetëm një palë bikini.

Këngëtarja 23-vjecare ka preferuar që gjatë performancës së radhës të mbajë edhe një palë syze dielli të mëdha.

Më pas Rihanna postoi një seri fotosh të reja ndërsa argëtohej me mikeshat e saj, por nuk hoqi dorë nga pozimi me rroba banje, shumë seksi madje.

Rihanna dhe fotot “e nxehta”

Rihanna po vazhdon pushimet e saj në Hauai ku si zakonisht është e ndjekur nga fotografët që mundohen të kapin çdo moment të këngëtares. Gjithsesi, në rastet kur paparacëve u shpëton diçka është vetë ajo që publikon foto në Twitter në mënyrë që fansat të mbeten të kënaqur.

Rihanna kishte zgjedhur një palë rroba banjoje ngjyrë argjendi që mbulonin shumë pak pjesë të trupit dhe vendosi që të bënte foto për ta ndarë pamjen me 12 milionë ndjekësit e saj në Twitter.

Ditën e martë u publikuan disa foto të tjera “të nxehta” të 23-vjeçares, por kësaj radhe bëhej fjalë për një fushatë publicitare të firmës “Armani”.

Këngëtarja, shfaqet në pozat e publikuara ditën e martë jashtëzakonisht tërheqëse, ndërsa reklamon një linjë veshjesh intime.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta