Gjermani, regjistër kombëtar për neonazistët

19/01/2012 16:30

Kabineti qeveritar në Gjermani miratoi të enjten planet për të ndërtuar një regjistër kombëtar të antarëve të ekstremit të djathtë.

Vendimi u ndikua dukshëm nga zbulimi tronditës i një grupi neonazist, përgjegjës për vrasjen e 8 shtetasve turq, një greku dhe një policeje gjermane, në sulme të urrejtjes racore, midis viteve 2000-2011.

Sipas të vlerësimeve qeveritare, numri i neonazistëve në Gjermani llogaritet në dhjetë mijë antarë. Regjistri kombëtar do të formohet nga të dhënat që duhet të mbledhë secili shtet, në lidhje me elementët ekstremistë që jetojnë në të.

Megjithatë, përpara se projekti të vihet në jetë, propozimi duhet të miratohet në parlamentin gjerman.

Në “database” do të përfshihet identiteti i të gjithë atyre neonazistëve që mbështesin neonazismin verbalisht, që kanë ideuar veprime ekstremiste ose që kanë një skedë penale.

”Miratimi i sotëm i kabinetit është një hap i parë në krijimin e një baze ligjore për ngritjen e një regjistri të tillë kombëtar, për përfaqësuesit e ekstremit të djathtë”, i shpreh Ministri i Brendshëm, Peter Friedrich.

Kundërshtarët e projektit argumentojnë se ndërtimi i një regjistri të tillë kombëtar, është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, pasi do të vendosë nën kontroll mendimin dhe fjalën e lirë.

Top Channel