“The Artist” triumfon sërish

19/01/2012 00:00

Ka qenë një ditë më fat në Los Angeles për një ndër filmat më të
përfolur të momentit në Hollywood. “The Artist” ka triumfuar në këtë
edicion të parë të një eventi të përvitshëm i pagëzuar “Dog News Daily”
Golden Collar Awards, që është një ceremoni çmimesh ku do të nderohen me
trofe qentë që shfaqen në filma.

Uggie ju bashkua Penelope Ann Miller për të anonçuar edhe nominimet për qenin më të mirë që interpreton në filma.

Penelope Ann Miller ka deklaruar: “Ka pasur një skenë ku unë e kam keqtrajtuar në një farë mënyre qenin dhe jam ndjerë shumë keq vërtet sepse unë i adhuroj qentë. I kam parë përherë si një dhuratë shumë të madhe që i kemi pranë”.

Ndërsa Uggie duket se e ka shijuar në mënyrën e tij faktin e të qenit i nonimuar në këtë edicion të parë të çmimeve për qentë protagonistë në filma. “The Golden Collar Awards” do të mbahen këtë 13 shkurt në Los Angeles.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta