Në përvjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Aleanca Kuq e Zi ka shpallur programin politik të këtij grupimi.
Shpallja është bërë në një takim ku merrnin pjesë shumë qytetare nga të gjitha trevat shqiptare. Drejtuesi kesaj lëvizje, Kreshnik Spahiu, u shpreh se ka ardhur dita që e ardhmja të ketë dy ngjyra, ato kuqezi.
“Ashtu si pesë shekuj më parë, kur Gjergj Kastrioti luftoi kundër sulltanëve për të na çuar drejt Europes, është mision i kuqezinjve tashmë për t’u ndeshur me sulltanet e Anadollit të ri dhe që na kane lënë jashtë Europes”, tha Spahiu.
“Ata jane faqja e zezë e historisë së Shqipërisë, ata janë faqja e zezë kundër bashkimit kombëtar. Sot, nuk e gjen asnjë nga 10 milion kuqezi që të jetë kundër bashkimit me Kosovën, me përjashtim të dy Kryeministrave në Tirane dhe Prishtinë. Ju ftoj të gjithëve ta nënshkruajmë 1 milion kuqezi kontratën me popullin shqiptar me betimin “Gjergj, Shqiperinë do ta bëjmë kuqezi”.|
Ne kete aktivitet ishte i pranishem pinjolli i familjes se Gjergj Kastriot Skenderbeut, arbereshi Fulvio Misasi, i cili shprehu gatishmerine që t’i bashkohet aksionit te Aleances Kuqezi.
Nderkohe, Kryetarja e Aleances se Gruas kuqezi, Florenta Xheko, propozoi qe perkrenarja dhe shpata e Skenderbeut qe ndodhen ne muzeun e Vienes te rikthehen ne atdheun e Skenderbeut dhe kjo duhet bere sa me pare duke ndjekur te gjitha rruget diplomatike.
Top Channel