Teksa një grup i mbështetësve të VV-së nga Kosova dhe Shqipëria vazhdonin brohoritjet e tyre para selisë së VV-së në Prishtinë, nënkryetari i kuvendit, Glauk Konjufca u shfaq me lëndime në fytyrë.

Me gjithë lëndimet dhe arrestimin e protestuesve ditën e shtunë, VV nuk ndalet. Më 22 janar paralajmërohet protesta e ardhshme.

“Është përodrur dhunë edhe ndaj deputevë dhe ndaj meje.  Më kanë tërhequr zvarrë dhe pasi jam përpjekur të ngrihem dhe jam ngritur në këmbë kanë filluar goditjet kundër meje”, tha Glauk Konjufca, deputet i VV.  

“Shiko cfarë shenje i ka mbetur, shenja e cizmes, e përcaktuar. Unë nuk e  di në cfarë shteti jetojmë kur policia godet zëvëndës/kryetarin e Kuvendit të Republikë së Kosovës”, tha Shpend Ahmeti, Vetëvendosje.

Policia mohon në tersi dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke thënë se përdorimi i forcës ishte proporcionale dhe më së e nevojshme.
 
“Nuk është ndërhyrë ndaj asnjë personi të ndaluar, por ka pasur vetëm ndërhyrje profesionale e të nevojshme dhe të domsodoshme”, tha Baki Kelani, Zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Në pyetjen e TCH se a do t’i përgjigjej policia ndonjë aksioni të tillë për largimin e protestuesve dhe barrikadave në veri, policia shprehet e gatshme. Por, rikujton se kjo përgjegjësi iu takon ndërkombëtarëve.

Në anën tjetër, anëtarët e VV-së akuzojnë pikërisht policinë që sipas tyre intervenimi brutal i përdoruar gjatë protestës çoj deri në arrestimin e më shumë se 140 protestuesve në mesin e tyre nuk u kursyen as deputetet e kuvendit.

Bilanci i protestës së 14 janarit shkaktoj arrestimin e mbi 140 protestuesve, shumë prej tyre u lënduan duke përfshirë edhe pjesëtar të policisë, ndërkohë 15 prej protestuesve me urdhër të prokurorit ende po mbahen në mbajtje.

Top Channel