Gisele Bunschen, solidare në Kenia

15/01/2012 11:45

Gisele Bundschen ka ndërruar për disa ditë pasarelat me disa nga zonat më të varfra të Kenias ku po tregohet solidare duke mbrojtur aksesin e të varfërve tek energjia elektrike.

“Energjia ndikon në gjithçka që bëjmë. Fëmijët mund të mësojnë nëse do të kenë energji”, theksoi modelja e famshme braziliane në Nairobi.

Bundschen është ambasadore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Ambientin (PNUMA).

Përgjatë pesë ditëve, një nga modelet më të pasura të botës është njohur me mungesën e energjisë në zonat më të varfra të vendit afrkan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA