Vajza e Schumacher zbulon aksidentin me kalë të babait të saj pak para tragjedisë në ski, tregon pasionin për kuajt që e ndihmuan të përballonte pasojat
“Kjo melodi më duket e njohur”. Gjatë një interviste me gazetaren
Cynthia McFadden, këngëtarja Madonna është shprehur e bindur se Lady
Gaga ka kopjuar një këngë të sajën të vitit 1989.
Përpara telekamerave të ABC, “vajza materialiste” ka folur edhe për të dashurin e ri të saj, për performancat artistike, për albumin e ri që del në mars dhe për trasgresiven Lady Gaga.
“Kam mbetur e habitur nga ngjashmëria mes ”Born this way” dhe këngës sime “Express Yourself”. Mendova, c’mënyrë e bukur për të riprodhuar këngën time! Dua të them se është shumë interesante”, ka deklaruar Madonna.
Pavarësisht se fjalët janë elegante, këngëtarja 53-vjecare lë të kuptohet se 25-vjecarja Stefani Germanotta ka kopiuar nga fillimi deri në fund këngën e saj.
Ajo e akuzon gjithashtu se ka shkaktuar një betejë të vërtetë në Twitter. Fansat e dy këngëtareve janë sfiduar me batuta ofenduese.
Për disa, të dyja këngët “Born this way” dhe “Express yourself” janë “pothuajse njësoj”, ndërsa për të tjerë ato “as që krahasohen” me njëra-tjetrën.
Top Channel