Top 5 thashethemet e vitit 2011

13/01/2012 18:45

Viti që sapo kemi lënë pas mbase ka qenë i varfër në para, por sa i takon thashethemeve nuk mund të ankohemi për krizë! Lidhje, ndarje, tradhëti e skandale të panumërta kanë pushtuar faqet e para! Po cilat janë 5 thashethemet më të përfolura të 2011?

Ermela, fituesja e Big Brother 4 ka qenë protagonistja e një telenovele të mirëfilltë! Lidhja e saj brenda shtëpisë me Ervinin ka qenë çdo javë material për konsum mediatik! Nëse për çdo herë që është ndarë dhe rilidhur me Ervinin ajo do të paguhej me siguri tani do të kishte 200 milionë! Akuza dhe kundërakuza mes Ervinit dhe Ermelës nuk ka pasur paqe. Më pas puthje e sërish luftë! Më në fund duket se janë ndarë e secili po sheh jetën e vet, apo jo?

Një tjetër histori e filluar në Big Brother ndodhet në vendin e katërt! Domenika dhe Seldi ishin çift që u krijua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por ngjarjet që pasuan janë shumë më sensacionale! Kur dukej se ata po i drejtoheshin bashkëjetesës, Domenika deklaron që Seldi është gay e madje flet për një histori me Sinan Hoxhën! Kaq mjaftoi që ujërat të turbulloheshin! Foto që provonin skandalin, deklarata që e kundërshtonin! Fakt është që Sinani me Seldin u bënë një dyshe këngëtarësh e suksesshme! Edhe një herë tjetër kur situata dukej e qetë, ndodhi e papritura! Sinani dhe Seldi nuk këndojnë më bashkë! Por, 2011 ishte shumë i shkurtër për t’i pasur të gjitha përgjigjet e kësaj historie.

Viti i ri filloi aty ku mbaroi i vjetri! Një pyetje torturoi gazetarët e thashethemeve dhe publikun! Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata janë çift apo jo?
Ai këngëtar dhe kompozitor i suksesshëm, ajo këngëtarja më e dashur dhe e përfolur në treg! Simpatikë të dy, sidomos po të kemi parasysh që në çdo forum Elvana zgjidhet rregullisht si femra më seksi! Gjatë gjithë vitit të kaluar janë hedhur aludime të cilat duket se shkaktuan fillimisht ndarjen e Elvanës nga i dashuri i saj i hershëm! Më pas, Flori beqar. Rrethanat janë të duhurat për një lidhje siç do donin të gjithë të ishte! U duk se ky vit filloi ose me lajmin që të gjithë prisnin ose me një bllof që leverdiste, sidoqoftë dikush duhet të na e thotë janë apo jo çift.

Në vendin e dytë thashethemet fillojnë të bëhen serioze! Fillon me një divorc! Soprano dhe krenaria jonë kombëtare Inva Mula ndahet nga kantautori Pirro Cako pas kishin qëndruar praktikisht 25 vite bashkë! U vuajt aq shumë ky lajm si të ishin divorcuar konsumatorët e thashethemeve, përsetë përpëliten mendjet e Shqipërisë! Në kulmin e aludimeve bëhet publike lidhja e sopranos me biznesmenin Hetem Ramadani! Kopertina e shkrime, intervista e deklarata rrethuan këtë histori! Tashmë Pirro po rimëkëmbet! I kushtoi dhe një këngë braktisjes që iu bë e duket se po sheh përpara me një lidhje të re, por ta ketë harruar Inva vallë, sidomos pasi ajo iu gjend gjatë një problemi shëndetësor të kohëve të fundit? Nëse po dyshoni se diçka mund të ndodhi, epo keni të drejtë fundja prandaj bëhen aq shumë thashetheme.

Në vendin e parë ndodhet një përzierje bombastike e kronikës rozë me kronikën e zezë! Leonard Bombaj regjizor-aktor. Arkimed Lushaj “djali i keq ” i repit. Një tjetër ingredient fatal ishte dhe përfshirja e një të miture dhe skandali është gati të shoqërohet me një gotë verë! Akuza për pedofili e gjobvënie! Këto janë sa për të krijuar një ide! E gjithë 2011 u mbizotërua nga ky lajm! E gjithë Shqipëria u rreshtua në dy fronte! Kush me Stresin e kush me Bombajn! Një libër u duk se do të hidhte dritë, por më shumë shtoi hijet! Rrëfimet ekskluzive u bënë në studion e Pasdites! Leonardi rrëfeu të vërtetën e tij, Stresi gjithashtu! Fjalën e ka gjykata.

VIP-at kundër mediave

Marrëdhënia mes personazheve të famshëm dhe gazetarëve

Le të themi që nuk është mbizotëruar nga dashuria marrëdhënia mes kronikanëve rozë dhe personazheve publikë.

Këta të fundit ushqehen nga reklama që u bëhet në faqet e shtypit të shkruar, por dihet që kur tejkalohet doza rrezikohet mbipesha dhe përshtypjet nuk kanë qenë nga më të mirat.

“Është një detyrim moral për të qenë pjesë e medias dhe për të dhënë informacion, por jeta private na përket vetëm ne”, është shprehur Bertina, ish-pjesëmarrëse në Big Brother, kur ka qenë e ftuar në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’.

Ndërsa modelja Enxhi Kamenica ka theksuar: “Nuk më pëlqen të jem protagoniste në faqet e para të gazetave, por duket sikur gazetat e kanë të pamundur të shesin pa mua. Ndodh shpesh që gazetarët i ekzagjerojnë gjërat dhe trillojnë pa marrë parasysh pasojat.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA