Tatimet: Problemi elektronik u zgjidh

13/01/2012 19:35

Drejtoria e Tatimeve i ka kërkuar ndjesë të gjithë tatimpaguesve për problemet e shkaktuara ditët e fundit, në lidhje me deklarimin elektronik.

Drejtoria njofton se tashmë ky problem është zgjidhur dhe të gjithë të interesuarit mund t’i plotësojnë deklaratat tatimore normalisht. Ditën e premte sistemi elektronik ka patur një shkëputje rreth 45 minuta.

Zyrtarët e tatimeve thonë se deklarimi dhe pagesa e TVSH-së mund të bëhet gjatë ditës së sotme, nesër, si edhe ditën e hënë brenda afateve ligjore, pa u penalizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA