Në Maqedoni po vazhdon presioni ndaj aktivistëve të Aleancës Kuq e Zi. Të mërkurën Gjykata themelore e Tetovës ftoi zyrtarisht aktivistin Tonus Papraniku, që më 7 shkurt të paraqitet para gjykatësit hetues në lidhje me grafitet me flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë entike të vizatuara më 28 nëntor vitin e kaluar, në një mur në hyjre të Tetovës.

Papraniku është aktivisti i tretë, që brenda një jave ka marrë thirrje nga Gjykata për të njejtën cështje. Autoritetet maqedonase akuzojnë aktivistët e Aleancës Kuq e Zi për nxitje të urretjes ndërentike.

“Dëshiroj të njoftoj opinionin e se sot erdhi padia e tretë nga gjykata themelore në Tetovë për të akuzuarin e tretë të Alekancës Kuq e Zi në Maqedoni z.Tonus Papraniku i cili duhet të paraqitet më 7 shkurt para gjykatësit hetues në Gjykatën Themelore në Tetovë. Në emër të AK-së dega në Maqedoni bëj një thirrje publike për të disatën herë me radhë që të heqë dorë nga format e këtilla të presioneve që ne i kuptojmë si presione ndaj sektorit civil dhe ndaj veprimtarisë civile për mbrotjen e interesat shqiptare në këtë vend. Mendojmë se nuk ka vend për padi penale dhe as për kundërvatje”, tha Valon Kurtishi, drejtues i AK-së në Maqedoni.

Aleanca Kuq e Zi në Tiranë ditë më parë siguroi aktivistët e saj në Maqedoni se nuk do të rrijë duarkryq ndaj racizmit zyrtar të shtetit, ku jetojnë 800 mijë shqiptarë duke u garantuar respektimin e të drejtave të njeriut në bazë të ligjeve ndërkombëtare në fuqi.

Top Channel