Ambasadorët e Bashkimit Europian dhe të Gjemanisë thonë se presidenti i ri i vendit duhet të zgjidhet me anë të konsensusit mes forcave kryesore politike.
I këtij mendimi është ambasadori Sekui, i cili gjatë një vizite në zyrën e Avokatit të Popullit iu përgjgj interesit të medias për çështjen e zgjedhjes së presidentit te ri.
”Duke lexuar kushtetutën që është shkruar nga shqiptarët, neni 86 e përshkruan presidentin si simbol të bashkimit kombëtar. Mekanizmin dhe interpretimin e kësaj pike iu lë juve”, tha Sekui.
Ambasadorja gjermane në Tiranë, gjatë vizitës së një dite më parë në Bashkinë e Burrelit tha se politika duhet të marrëshembull nga funksionimi dhe marrëhëiet që ekzistojnë mes kryebashkiakes së këtij qyteti dhe Këshillit Bashkiak.
“E rëndësishme është që të zgjidhet presidenti, kuptohet sipas rregullave. Ai duhet të jetojë në Shqipëri dhe të punojë shumë për vendin e tij. Shqipëria ka një kushtetutë, ka rregulla si zgjidhet presidenti. Duhet të ketë disa cilësi të veçanta, të paracaktuara. Ne vazhdimisht kemi mbështetur konsensin mes palëve për çështje kaq të rëndësishme. Ndoshta palët mund t’i referoheni marrëdhënieve mjaft të mira të kryetares së Bashkisë Burrel me Këshillin Bashkiak në marrjen e këtij vendimi madhor për vendin”, u shpreh ambasadorja Carol.
Top Channel