Banorët e zonës së Vermoshit janë izoluar për shkak të dëbores dhe
akullit. Rruga që lidh 1 mijë banorët e zonës më veriore me pjesën
tjetër të vendit është e rrezikshme edhe gjatë stinës së verës, ndërsa
tani ajo kalohet vetem me kembe ne nje rrugetim qe zgjat 6 ore.
Banoret e Vermoshit thone se situata eshte alarmante, ata jane pa energji elektrike, pa mjekë, pa sherbim te telefonik dhe pa rezerva ushqimore. E gjithe zona e Vermoshit dhe fshati Lepushë me rreth 10 mije banore jane teresisht te izoluar nga pjesa tjeter e vendit dhe çdo sherbim jetesor e kryejne ne territorin malzez ne Plave dhe Guci.
Problemet e para me ngricat ne rruge fillojne sapo kalon gropat e Selces ne Qafe te Bordolecit. Ne kete vend makinat e kane te pamundur te kalojne madje dhe me zinxhirë. Ndertesat qe dikur sherbenin per grumbullimin e rezervave ushqimore per zonen e Kelmendit, qe ndodhen ne fshatin Selce kane mbetur ne meshire te fatit dhe indiferenca ne vite ka bere qe keto ndertesa.
Rruga e Vermoshit vazhdon te mbetet nje rruge teje te amortizuar. Nga Shkodra deri ne qender te Vermoshit eshte nje udhëtim 110 km qe zgjat 5 ore makine. Per çdo njeri qe merr guximin per te takuar malesoret e Vermoshit ne keto dite dimri e kupton se keta njerez çdo vit fitojne një betejë të ashpër me dimrin.
Top Channel