Aktorja Hale Berry ka patur një jetë të vështirë romantike, por nuk ka rreshtur kurrë kërkimet për të gjetur njeriun e saj të jetës.
Në fakt, 45-vjeçarja lajmëroi ditën e mërkurë se është fejuar me aktorin francez Olivier Martinez dhe se planifikon që të martohet me të së shpejti.
Një burim pranë çiftit konfirmoi lajmin e gëzueshëm për revistën “US Weekly”. Sipas informacioneve, 46-vjeçari Martinez propozoi Halle nëpërmjet një unaze të kushtueshme me smeraldë dhe diamantë.
Në të shkuarën, ai ka qenë i njohur për një romancë me këngëtare Kylie Minogue.
Berry, e cila ka një vajzë 3-vjeçare të quajtur Nahla, ka qenë e martuar dy herë në të shkuarën, për herë të fundit me modelin kanadez Gabriel Aubry, me të cilin pati një betejë të gjatë ligjore për të përcaktuar se kush do të merrte kujdestarinë e vajzës.
Halle ka patur disa histori të vështira në të shkuarën. Një ish- i dashuri i saj, e rrahu aq keq në moshë të re sa e la pjesërisht të shurdhërt, ndërsa divorci i parë e bëri që të tentonte vetvrasjen.
Top Channel