Beyonce dhe Jay-Z, 1 milion dollarë lodra për vajzën

11/01/2012 12:05

Beyonce dhe Jay-Z, të cilët u bënë me një vajzë katër ditë më parë, po nxjerrin në pah anën e tyre më ekstravagante.

Cifti i ka dhuruar vogëlushes një karrige lëkundëse prej floriri që vlerësohet rreth 600 mijë dollarë. Por, kjo nuk është “çmenduria” e vetme e bërë nga prindërit e rinj.

Blue Ivy, me vetëm katër ditë jetë, ka një karrige Swarovski prej 15 mijë dollarësh dhe një shtëpi ku mund të luajë që vlen 30 mijë dollarë.

Këtyre duhet t’i shtohen edhe rreth 1 milion dollarë të tjera që janë harxhuar me lodra për vogëlushen.

Beyonce ka dështuar një fëmijë

Beyonce pësoi një dështim të pavullnetshëm përpara se të lindte fëmijën e saj të parë, javën e shkuar, zbuloi bashkëshorti i saj Jay-Z.

Reperi tregoi për herë të parë këtë histori në një revistë rozë, në të cilën përshkroi se sa krenar ndihej si baba dhe se si u dashurua menjëherë me të bijën Blue Ivy.

”Më parë, humbëm një fëmijë pas një abordi të pavullnetshëm dhe të dy, por sidomos Beyonce u traumatizua nga kjo. Menduam se mbase s’do të kishim kurrë fëmijë dhe tani jemi kaq të lumtur”, shprehej këngëtari 42-vjeçar.

Njëkohësisht, Jay Z. zbuloi se vajza lindi me një peshë pak më të madhe se tre kilogramë, ndërsa kundërshtoi thënien e shtypit se Beyonce kishte lindur nëpërmjet një operacioni cesarian. Ai siguroi se lindja ka qenë e githa natyrale.

”Lindja e saj ishte shumë emocionuese dhe normale. Unë dhe Beyonce jemi si në parajsë. Ju falenderojmë për të gjitha lutjet tuaja, dashurinë  dhe mbështetjen që na keni dhënë”, u shpreh këngëtari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA