Drejtoria e Policisë së Vlorës njoftoi arrestimin e shtetasit Adnand
Fotaq Gori, 32 vjeç nga Vlora i akuzuar se ka vrarë me armë zjarri
shtetasin Ardian Dervishaj, administrator dhe përfaqësues i pronarëve të
një trualli, ku po ndërtohej një objekt banimi.
Kapja e këtij shtetasi është kryer pas një pune dyjavore për kërkimin, gjurmimin dhe identifikimin e vendit të fshehjes, i cili ndodhej në Tiranë në afërsi të “Aerodromit të Vjetër”, në një banesë të marrë me qira.
Gjithashtu ky person ka qënë i dënuar edhe njëherë tjetër më parë me 3 vjet burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Konflikti për pronësine e një trualli ku po ndërtohej një pallat i ka marrë jetën 52-vjecarit Ardian Dervishaj në qytetin e Vlorës në fund të vitit të shkuar.
Dervishaj ishte ndertues dhe kishte marre disa kohe me pare nje truall nga shtetasi Adnand Gori 31 vjec. Ne debat e siper 31-vjeçari ka qelluar me pistolete ndertuesin, i cili ka marre plage te rende. Ngjarja ndodhi ne oren 14:00 dhe ne oren 19:00 pas shume perpjekjeve nga ana e mjekeve per t’i shpetuar jeten, 52-vjecari vdiq.
Top Channel