 Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj
																		
					
					
					
						Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj						 
								
			Mark Wahlberg i ka hyrë një rruge të re, asaj të kontrabandës, por vetëm në një film që mban të njëjtin titull, “Kontrabanda”.
Aktori interpreton në këtë film Chris Farraday, një familjar nga Nju Orlins, i martuar me Kate Beckinsale, kunati i të cilës është futur në një telash të madh me një organizatë kriminale.
Për të nxjerrë të afërmin nga telashet, Farraday formon një skuadër për të kryer një punë të fundit, të kontrabandojë kartmonedha të falsifikuara nga Panamaja përmes një anijeje.
Situata duket se shkon mirë, por shumë shpejt ajo do të degjenerojë dhe Farraday dhe ekipi i tij do ta gjejnë veten në një rrëmujë të vërtetë.
Përvec Wahlberg dhe Beckinsale, në film interpreton edhe aktori tjetër i njohur Giovani Ribisi, i cili do luan rolin e një krimineli të pamëshirshëm, Briggs.
Filmi do të dalë në kinema së shpejti dhe përvec aksionit dhe suspansës ofron edhe një pasqyrim real të kontrabandës nga grupet kriminale.
Top Channel