Konsulli i sapo emeruar i Greqisë në Gjirokaster e ka quajtur censusin e mbajtur në Shqiperi një çeshtje shqiptare.
Pas takimit me përfaqësues te pushtetit lokal në Shqipëri, konsulli Nikos Kotrokois deklaroi se roli i Konsullatës Greke në Gjirokastër do të vazhdojë t’i shërbejë përsosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve dhe integrimit të afër të Shqipërisë në BE.
“ Jam i sigurtë se konsullata greke do të mbështesë përpjekjet e përbashkëta të të dy vendeve dhe rajoneve tona për të forcuar bashkëpunimin në fushën e kulturës arsimit trashëgimisë turizmit dhe sektorë me interes ndërkufitar. Qytetarët shqiptarë me kombësi greke janë një urë që i lidh më fort të dy vendet tanë”.
Konsulli iu përgjigj edhe pyetjes në lidhje me qëndrimin e shtetit grek ndaj regjistrimit të popullsisë në Shqipëri.
”Regjistrimi i popullsisë është një çështje plotësisht shqiptare dhe i takon secilit prej qytetarëve shqiptarë, përfshi këtu edhe minoritetin grek, të marrë vendimin e tij për të marrë pjesë ose jo, për ta pranuar ose jo. Ne mbështesim çdo inciativë demokratike në këtë vend“, theksoi konsulli.
Top Channel