Pasi është vendosur në muajt e fundit për stilin e saj pa gusto në të veshur, Katie Holmes fitoi të martën faqet e para të revistave për një arsye të kundërt, për faktin se u paraqit pothuajse e zhveshur në një fushatë publicitare.
Nëpërmjet linjave të saj të rregullta dhe joshëse, bashkëshortja e Tom Cruise reklamoi serinë e re të bizhuterive të markës H. Stern.
Në një prej fotove më tërheqëse, aktorja paraqitet e shtrirë në rërë në mënyrë provokuese, ndërsa ekspozon dukshëm një byzylyk në dorën e saj të majtë.
Nuk është e qartë se çfarë e bëri nënën e 5-vjeçares Suri që të pranonte ofertën për të reklamuar linjën e “H.Stern”. Në të shkuarën, ajo ka hedhur vazhdimisht poshtë oferta për të ekspozuar trupin, me qëllimin që të përqendrohej më shumë në karrierën e saj si aktore dhe stiliste.
Top Channel