Charlie Sheen: Nuk jam më i çmendur
10/01/2012 17:45
Charlie Sheen shprehet se është rehabilituar plotësisht nga problemet e tij të shumta të vitit të kaluar kur aktori zuri faqet e para të gazetave rozë me “bëmat” e tij që përfshinin seks, alkool dhe drogë.
“Nuk jam më i çmendur”, ka thënë aktori sipas CBS News.
46-vjeçari, i cili vitin e kaluar jetoi për një periudhë kohe në mansionin e tij me dy aktore pornografie, tha: “Vjet pati disa episode, por gjithçka është qetë tashmë në jetën time. Jam një njeri krejt tjetër.”
“Jam një beqar që kaloj kohën me fëmijët e mi dhe po bëhem gati të rifilloj karrierën”, shtoi Shenn, i cili do të jetë protagonist i një seriali të ri televiziv me titull ‘Anger Management’.
Top Channel