Beyonce pësoi një dështim të pavullnetshëm përpara se të lindte fëmijën e saj të parë, javën e shkuar, zbuloi bashkëshorti i saj Jay-Z.
Reperi tregoi për herë të parë këtë histori në një revistë rozë, në të cilën përshkroi se sa krenar ndihej si baba dhe se si u dashurua menjëherë me të bijën Blue Ivy.
”Më parë, humbëm një fëmijë pas një abordi të pavullnetshëm dhe të dy, por sidomos Beyonce u traumatizua nga kjo. Menduam se mbase s’do të kishim kurrë fëmijë dhe tani jemi kaq të lumtur”, shprehej këngëtari 42-vjeçar.
Njëkohësisht, Jay Z. zbuloi se vajza lindi me një peshë pak më të madhe se tre kilogramë, ndërsa kundërshtoi thënien e shtypit se Beyonce kishte lindur nëpërmjet një operacioni cesarian. Ai siguroi se lindja ka qenë e githa natyrale.
”Lindja e saj ishte shumë emocionuese dhe normale. Unë dhe Beyonce jemi si në parajsë. Ju falenderojmë për të gjitha lutjet tuaja, dashurinë dhe mbështetjen që na keni dhënë”, u shpreh këngëtari.
Megjithatë, Jay refuzoi të komentonte thëniet e një njujorkezi, që pretendon se ishte ndaluar të vizitonte gruan e tij që sapo kishte lindur dy binjake prej truprojeve të çiftit.
Top Channel