Christina Aguilera është përballur me kritika të ashpra kohët e fundit për mbipeshën e saj, por këngëtarja thekson se ka mësuar që të mos dëgjojë se çfarë thonë të tjerët për të.
31-vjeçarja foli për pamjen e saj të jashtme në një intervistë për revistën ‘Marie Claire’.
“Kam pasur ulje-ngritjet e mia në botën e muzikës. I kam provuar të gjitha: të jem e dobët, të jem e shëndoshë… Sido që isha jam kritikuar. Këto gjëra nuk më interesojnë fare sepse unë e dua trupin tim, i dashuri im më pëlqen dhe kam një djalë të shëndetshëm. Këto janë gjërat e rëndësishme dhe jo se çfarë thonë njerëzit”, është shprehur Aguilera.
“Kam shumë vetëbesim dhe nuk peshohem. Unë ndihem mirë kështu si jam. Mu desh kohë të arrija këtu ku jam sot, por më në fund i kam të bllokuara veshët përsa i përket kritikave”, shton këngëtarja.
Top Channel