Rihanna është në botën e muzikës vetëm prej gjashtë vitesh, por këngëtarja nga Barbados është e para kur vjen puna tek shitjet dixhitale.
Ajo kryeson renditjen me rreth 50 milionë shkarkime, sipas Nielsen Soundscan. Në vend të dytë me rreth 5 milionë shkarkime më pak është grupi Black Eyed Peas.
Që nga debutimi i albumit të saj të parë (Music of the Sun) në vitin 2005, këngët e Rihanna-s janë shkarkuar 47.5 milionë herë. Vetëm në vitin 2011, këngëtarja ka shitur 13.9 milionë kopje dixhitale.
Por, fansat e saj nuk janë aspak të interesuar për blerjen e CD-ve. Disku i saj më i suksesshëm ‘Good Girl Gone Bad’, ku përfshihet edhe hiti ‘Umbrella’, ka shitur deri më sot në SHBA 2.7 milionë kopje, ndërsa asnjë nga albumet e tjera nuk i ka kaluar 2 milionë shitje.
Ja renditja e 10 këngëtarëve më të shkarkuar në internet:
1. Rihanna (47,571,000)
2. Black Eyed Peas (42,405,000)
3. Eminem (42,290,000)
4. Lady Gaga (42,078,000)
5. Taylor Swift (41,821,000)
6. Katy Perry (37,620,00)
7. Lil Wayne (36,788,000)
8. Beyonce (30,439,000)
9. Kanye West (30,242,000)
10. Britney Spears (28,665,000)
Top Channel