Moti i keq, probleme në disa rrugë në juglindje

09/01/2012 00:00

Në juglindje të vendit rrugët nacionale janë të hapura përveç Qafës së
Qarrit që në disa vende ka akull çka vështirëson qarkullimin e mjeteve.

Pjese akulli ka dhe ne aksin Erseke-Leskovik. Rruga per ne fshatin Dardhe eshte e kalueshme me zinxhire vetem ne njerin krah.

Ndërkohë qe kane mbetur te bllokuara komunat e Vithkuqit, Lekasit, Novosela dhe Moglica.E kalueshme me veshtiresi me zinxhire eshte edhe aksi ura e Cerenecit-Klenje Sterbleve ne Bulqize, si dhe Ura Cerenecit-Ostren i madh Ostren i Vogel.

Si rezultat i reshjeve të dëborës të ditëve të fundit, situata më problematike paraqitet në komunën e thellë malore të Kelmendit në qarkun e Malësisë së Madhe.

Disa nga fshatrat e kësaj komune janë të bllokuar nga trashësia e dëborës, e cila në disa vende ka arritur deri ne 2 metra. Keshtu,  shqetësimet më të mëdha paraqiten në aksin rrugor nga Selca deri në Vermosh, që perfshin disa fshatra që për momentin nuk komunikojnë njëri me tjetrin. Si rezultat i dëborës se madhe dhe erërave të forta, ka pasur defekte të linjave elektrike duke lënë për disa orë pa energji një pjesë të fshatrave.

Sipas Zyrës së Emergjencës Civile në nënprefekturën e Malësisë së Madhe, strukturat e këtij institucioni në bashkëpunim edhe me komunitetin po punojnë intensivisht për zhbllokimin e aksit rrugor Selcë-Vermosh

Ulen temperaturat

I gjithë vendi është përfshirë gjatë këtyre ditëve nga reshjet e shiut e të dëborës, të shoqëruara me temperatura të ulëta të cilat arritën vlerën më të ulët gjatë ditës së diel në Peshkopi, -7 gradë Celsius, dhe në Korçë, – 5 gradë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga dita e hënë, moti pritet të përmirësohet duke bërë që të mos kemi reshje shiu e bore, vetëm në lartësitë 1000 metra mbi nivelin e detit.

Meteorologia Mimoza Demiri tha se gjatë gjithë javës, temperaturat pritet të ulen ndjeshëm në mëngjes duke mbetur në vlerat minus 7 dhe minus 5 gradë Celsius, ndërsa në mesditë vlerat e temperaturave nuk do t’i kalojnë 12-13 gradë Celsius.

E njëjta situatë pritet të jetë dhe në rajon. Pas reshjeve të borës dhe erës së fortë të këtyre ditëve, rajoni do të përfshihet nga mot i kthjellët e me vranësira kalimtare, por vlerat e temperaturave do të mbeten të ulëta nën zero kryesisht në mëngjes e mbrëmje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB