Gosling dhe Mendes e kanë seriozisht
09/01/2012 12:50
Aktorët Eva Mendes dhe Ryan Gosling e kanë seriozisht marrëdhënien e tyre.
Mbrëmjen e Krishtlindjeve protagonisti i filmit ‘Drive’ e ka prezantuar partneren e tij të re tek familja.
“Ata të dy ia kalojnë shumë mirë bashkë, argëtohen jashtë mase”, është shprehur një burim për revistën ‘People’.
Cifti është parë për herë të parë së bashku në shtatorin e kaluar në Kaliforni. Mendohet se romanca mes dy aktorëve hollivudianë ka filluar në sheshxhirimin e filmit “The Place Beyond the Pines”. Pas përfundimit të xhirimeve, ata kanë vazhduar të takohen sërish me njëri-tjetrin.
Pritet që shumë shpejt Gosling dhe Mendes të oranojnë publikisht marrëdhënien e tyre.
Top Channel