Skandal në Hungari, politikani: Romët si kafshët

08/01/2012 18:25

Një gazetar hungarez, njëkohësisht një prej themeluesve të partisë në pushtet “Fidesz”, u shndërrua në protagonist të një skandali kombëtar, nëpërmjet botimit të një editoriali, në të cilin i cilësonte pakicat rome si “qënie jonjerëzore”.

Duke iu referuar një zënke në një tavernë me protagonistë romë, e ndodhur mbrëmjen e Vitit të Ri dhe në të cilin Zsolt Bayer kishte qenë dëshmitar, editorialisti shkruante në një gazetë kombëtare, në numrin e së martës: “Shumica e romëve nuk janë në gjendje të bashkëjetojnë me personat e tjerë. Ata nuk janë në gjendje të jetojnë si njerëz. Ata janë kafshë dhe sillen si të tillë”.

Ministri hungarez i Drejtësisë, Tibor Navraçiç, kritikoi me tone të ashpra këtë tekst, por një zëdhënës i partisë “Fidesz” u shpreh se grupimi nuk do të komentojë mendimin e një prej themeluesve të tij.

Partitë e opozitës, nga ana e tyre, u bashkuan në një thirrje të përbashkët, duke i kërkuar partisë në pushtet të kryeministrit Viktor Orban që të përjashtojë nga radhët e saj Bayer dhe të lejojë që ndaj tij të nisë një gjykim për nxitje të urrejtjes ndaj minoriteteve dhe deklarata raciste.

Partitë e opozitës kërkuan gjithashtu kërkuan përjashtimin e editorialistit nga Unioni i Gazetarëve Hungarezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA