Pas deklaratave të Ministrisë së Brendshme të Kosovës se nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve dhe se ligji do të zbatohet rreptësisht, lëvizja Vetëvendosje nuk është tërhequr nga aksioni i 14 Janarit për të bllokuar pikën e Mërdarës dhe të Dheut të Bardhë.

Në rrjetin social Facebook aktivistët e kësaj lëvizjeje njoftojnë se në 14 janar në mëngjes do të nisen edhe autobusë me mbështetës nga Shqipëria drejt dy pikave kufitare me Serbinë.

Vetëvendosje ka deklaruar se këto aksione ndërmerren në mbrojtje të mocionit të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet të plotë me Serbinë pas moszbatimit të tij nga qeveria e kryeministrit Thaçi.

Drejtues të Vetëvendosjes do të jenë javën e ardhshme në Tiranë për të organizuar mbështetësit e tyre nga Shqipëria për këtë aksion.

Top Channel