Moti i keq, me erë të fuqishme ka sjelle probleme per mjetet lundruese
ne portin e Vlores. Peshkarexhat kanë më shumë se një javë që nuk kanë
dalë në det për peshkim.
Forca e detit e cila ka ardhur duke u shtuar gjate mengjesit te se shtunes ka qene deri ne 9 balle ne Gjirin e Vlores, ndersa ne det te hapur fuqia e detit ka aritur deri ne 12 balle. Asnje nga mjetet e transportit detar nuk ka mundur te lundroje.
Tragetet nuk kane mundur te nisen drejt shtetit fqinj per shkak te forces se madhe te detit. Edhe gjate kesaj te shtune emigrantet nuk mund te udhetojne drejt Italise, deri ne permiresimin e kushteve te motit.
Kushtet atmosferike në gjirin detar të Durrësit parashikohet të jenë përsëri të paqëndrueshme. Era do të ketë drejtimin veri-verilindje me shpejtësi nga 8-10 m/sek. Temperaturat e ajrit në mesditë pritet të arrijnë vlerat maksimale 12-13 gradë Celsius. Valëzimi brenda gjirit të Durrësit parashikohet të ketë forcën 2, ndërsa në det të det të hapur nga 5-6 ballë.
Të gjithë tragetet që lundrojnë në linjës Bari-Durrës kane shënuar vonesa 3-4 orëshe për shkak të detit të trazuar me forcë deri 7 ballë që ka mbizotëruar gjatë natës së kaluar.
Top Channel