Kapshticë, defekt në sistemin kompjuterik

07/01/2012 00:00

Në doganën e Kapshticës është ndërprerë puna për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik të palës greke.

Sipas informacioneve të fundit, për shkak të defektit asnjë makinë nuk po kalon në pikën kufitare për të vajtur në vendin fqinj.

Drejtoria e Policisë Kufitare ka njoftuar se qarkullimi do të rifillojë pasi ajo të njoftojë riparimin e defektit në sistemin e kolegëve grekë.

Më herët gjatë javës një defekt të ngjashëm pati në sistemin kompjuterik shqiptar, gjë që bëri që në pikën kufitare të bëhej një radhë e gjatë automjetesh.

Megjithatë, ndërhyrja e specialistëve të elektronikës bëri që problemi të zgjidhej shpejt dhe që emigrantët shqiptarë të vijonin rrugën për t’u kthyer në vendet e punës jashtë Shqipërisë.

Sapo kaloi festa e madhe e ndërrimit të viteve në pikat doganore të vendit nisi sërish qarkullimi masiv i udhëtarëve. Kapshtica ka qenë pika më e populluar nga emigrantët.

Mëngjësin e së martë në këtë pikë pati një fluks të dendur të udhëtarëve, në hyrje dhe në dalje, me palën greke që punoi me sportele te reduktuara duke shtuar vështirësitë për kalimin e kufirit.

Më 2 janar pala shqiptare nisi punën me 9 sportele, 6 prej të cilave në ndihmë të daljes së udhëtarëve, kurse 3 për hyrjen.

Ndërsa pala greke nisi punën vetëm me 1 sportel në hyrje dhe 1 në dalje, duke shkaktuar kështu radhë të gjata me automjete dhe njerëz në anën greke të doganës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA