Durrës, nis rehabilitimi i ujërave të zeza

07/01/2012 00:00

Investimi për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në
zonen e Shkëmbit të Kavajës dhe Golemit ka hyre ne nje faze konkrete,
duke shpresuar per pushime te shendetshme dhe larg ndotjes per vitet ne
vazhdim.

Gjate muajit te kaluar ka nisur shtrirja e tubacionit kryesor dhe hapja e puseve pergjate te gjithe brezit ranor dhe me ne thellesi te zones turistike, per te vijuar me pas me shtrirjen e tubacionit dytesor.

Nderkaq ne Shen Vlash te Durresit eshte ne perfundim e siper impianti per trajtimin e ujerave te zeza, investim ky me fonde te Bankes Boterore. Po ndertimi i rrjetit ne bregdet nuk do te jete gati para sezonit turistik. Ne komunen e Golemit thone se punimet parashikohet te perfundojne ne shtator te ketij viti.

Te perballur me problematiken e shkarkimit te ujerave te zeza nga gropat septike dhe volumet e tyre ne raport me morine e pallateve, vilave dhe numrin e larte te pushuesve, banoret ngrene shqetesimin lidhur me kapacitetet teknike te tubacionit kryesor te cilit do t’i pershtatet dhe rrjeti dytesor.

Per kete vit firma zbatuese e projektit nuk e ka nisur ende punen, por tubat qe shtrihen mbi rere pergjate plazhit te Shkembit te Kavajes, jane kthyer ne objekt fotosh dhe stervitjesh. Nje ekip futbolli i para te rinjve te Prizrenit ka nxituar te fiksoje nje kujtim qe do te percjelle te familjaret e te afermit e tyre mesazhin: Na ishte njehere Adriatiku i ndotur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB