Në zonat malore gjatë natës së djeshme ka patur reshje të konsiderueshme dëbore që kanë krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve.
Në qarkun e Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe vecanërisht në Korcë janë shfaqur problemet më të mëdha.
Akset Korcë-Ersekë dhe Ersekë -Leskovik janë më problematikët, ndërkohë që janë bllokuar komunat e Lekasit, Voskopojës, Dardhës, Vithkuqit dhe Mokrës ku trashësia e borës ka shkuar rreth 90 cm.
Pa probleme për lëvizjen e automjeteve është aksi kryesor nacional Qaf-Thanë – Kapshticë ku si rezultat i borëpastrueseve dhe kriposjes së rrugës nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
Ndërsa lëvizja në drejtim të shtetit grek nga Kapshtica është bllokuar për katër orë për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik të palës greke.
Emigrantët janë duke u kthyer në vendet e tyre të punës pas pushimeve të fundvitit.
Top Channel