Aventura televizive e Chelsea Clinton si reportere në televizionin NBC News mund të përfundojë së shpejti.
Vajza e ish-ciftit presidencial, Bill dhe Hillary Clinton, e cila aktualisht është Sekretare e Shtetit, dështoi në përpjekjen e saj për t’iu bashkuar botës së televizionit…të paktën në rolin e reporteres.
Chelsea nënshkroi një kontratë 90-ditore me NBC në mes të nëntorit të shkuar. Debutimi i saj si reportere ishte një “katastrofë”, sipas kritikës amerikane. Ajo raportoi një lajm që kishte të bënte me një grua me ngjyrë në Arkansas, e cila kishte një jetë të tërë që të gjitha kursimet e saj ua shpërndante personave në nevojë, të pastrehëve dhe invalidëve.
Histori prekëse, thanë kritikët pas transmetimit të kronikës, por raportim jo në nivelin e duhur. Mungoi profesionalizmi për të përcjellë tek teleshikuesit domethënien e gjestit të gruas me ngjyrë, mungoi ndjeshmëria, raportimi nuk preku njerëzit…një raportim i thatë, deklaruan kritikë të tjerë.
Nënshkrimi i kontratës me NBC News prej Chelsea Clinton në mes të muajit nëntor të vitit të shkuar bëri bujë… më shumë ngaqë ishte vajza e Bill dhe Hillary Clinton, se sa për profesionalizmin e saj.
Top Channel