Yll për “Boyz II Men”

06/01/2012 00:00

“Boyz II Men”, një ndër grupet më të mira të të gjitha kohërave, me albume jo pak të shitura e që kanë ditur të bëjnë mirë muzikë ‘rhythm & blues’ janë nderuar me një yll në “Hollywood Walk of Fame”.

Janë mëse 60 milion albume të shitura në të gjithë botën, çka ka bërë që grupi të meritojë edhe yllin e 2456 në këtë bulevard i cili është shndërruar në një vend peligrinazhi.

Pjesëtarët e grupit, Nathan Morris, Shawn Stockman, Wayna Morris dhe  Michael McCary kanë qenë të pranishëm në zbulimin e yllit në nder të tyre.

Kjo është një ndër ato banda që ende performon për fansat, por pa McCary-n i cili është larguar nga grupi në vitin 2003. Ceremonia e zbulimit të yllit në nder të grupit u shënua vetëm 6 ditë përpara koncertit të tyre në qytetin e 17-të europian.

Grupi u formua në Filadelfia, në një shkollë arti në vitin 1988 dhe albumin e parë e publikuan në vitin 1991, album ky i cili u shit më shumë se 9 milionë kopje dhe në vitin 1992 ata u çmuan në Grammy Awards për performancën më të mirë ‘R&B’.

Në vitin 1993 po në çmimet Grammy u nderuan në të njëjtën kategori me “End of The Road” dhe çmimin e tretë Grammy e fituan në vitin 1995 me “I’ll Make Love To You” dhe me albumin “II” u shpall më i miri i muzikës “R&B”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta