Tiranë, disa zona pa drita
06/01/2012 00:00
CEZ shpërndarje njoftoi se për shkak të një defekti në sistemin e shpërndarjes, energjia elektrike mungon në disa zona të Tiranës.
Në njoftimin e CEZ Shpërndarje thuhet se energjia elektrike mungon në rrugën “Sami Frashëri”, bllokun “Vasil Shanto”, Stadiumi Dinamo dhe në një pjesë të “Komunës së Parisit”.
Defektet, sipas CEZ janë shkaktuar nga moti i keq dhe era e fortë. Kompania shpërndarëse shton se po punohet për riparimin e tij dhe për rikthimin e energjisë elektrike sa më parë në zonat e prekura.
Top Channel