“Italia ishte burgu im i parë”, Elsa Lila tregon dhimbjen e madhe pas humbjes së nënës në ’97
Taylor Swift dhe Amanda Seyfried do të jenë protagoniste në të njëjtin
film, së paku kjo është dëshira e regjisorit të filmit “Les Miserables” i
cili aktualisht është në fazën e përzgjedhjesë së protagonistëve të
cilët do të interpretojnë në filmin e tij.
Swift, një ndër këngëtaret më të suksesshme të muzikës country dhe tjetra një aktore e suksesshme, jo pak e lakmuar në Hollivud, protagoniste në “Mamma mia” me gjasë do të jenë një kopje fantastike protagonistesh në filmin e Tom Hooper.
E s’ka se si të jetë ndryshe, filmi i cili do të realizohet do të jetë një muzikal që do të ketë protagonistë Russell Crowe, Sacha Baron Cohen, Anne Hathaway dhe Helena Bonham Carter, disa prej aktorëve më të mirë të Hollivudit për momentin.
Xhirimet e filmit do të nisin në pranverë për të pasur premierën brenda vitit 2012. Është BroadwayWorld.com që ka raportuar se Sëift duhet të interpretojë në këtë film rolin e Eponine. Më heret, prentendente për ta intepretuar këtë rol kanë qenë aktoret Scarlett Johansson dhe Rachel Wood por duket se regjisori e ka parë të udhës që për këtë rol të ketë një këngëtare dhe nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, për Taylor Swift kjo do të jetë përvoja e parë kinematografike, duke përmbushur këshu një ëndërr për të. Ky do të qe fillimi i një rrugëtimi të cilin këngëtarja e muzikës country e ka dëshiruar prej kohësh.
Top Channel