Rooney Mara: Dua vetëm të aktroj

06/01/2012 16:50

Rooney Mara, aktorja 26-vjeçare e cila interpreton Lisbeth Salander në versionin amerikan të sagës Millenium, ka deklaruar se dëshiron vetëm që të jetë një aktore e mirë dhe jo një personazh i faqeve të para të revistave.

Ajo ka shtuar se ka frikë që çdo gjë që rrethon premierat e filmave dhe aktet promocionale do e shpërqendrojë nga qëllimi i saj kryesor.

“Dua të jem një aktore dhe jo një VIP. Mendoj se kjo gjë të dëmton kapacitetin për interpretim sepse sa më shumë të dinë njerëzit mbi ty aq më pak besueshmëri ke në sytë e tyre si personazh”, thekson Mara për revistën britanike ‘OK!’.

“E gjithë ajo që rrethon personazhet e famshme më duket sikur është krejtësisht jashtë kontrollit. Është çmenduri. Shpresoj që unë mos të prekem nga kjo”, shton 26-vjeçarja, protagoniste e filmit ‘The Girl With the Dragon Tattoo’, ku interpreton edhe britaniku Daniel Craig.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA