Vajza e Schumacher zbulon aksidentin me kalë të babait të saj pak para tragjedisë në ski, tregon pasionin për kuajt që e ndihmuan të përballonte pasojat
Gjithçka nis më së miri për aktoren Reese Witherspoon, e cila është e
përzgjedhura e revistës “Elle” për kopertinën e radhës e cila do të
publikohet në muajin shkurt, për tregun amerikan.
Ky është një fillimvit i mbarë për të i cili vjen me një rrëfim pa asnjë rezervë. Ajo është pagëzuar “një sirenë provokuese” dhe pak nga imazhet që bëhen publike e që do të gjenden në brendi të revistës, shpërfaqin hijeshinë e një aktoreje e cila përherë ka qenë e rezervuar kur bëhej fjalë për jetën e saj private.
Por këtë vit ajo ka preferuar ta nisë me një shërbim fotografik të tejmbushur me imazhe sensuale. Aktorja 35-vjeçare tregon jetën e saj në këtë intervistë, të pathëna të cilat asnjë media nuk ka mundur t’i zbulojë, jetën me bashkëshortin e saj, menaxherin e yjeve Jim Toth dhe shumçka tjetër.
Rrëfimi i saj do të zbulohet pak nga pak, përfshirë edhe detajet e shoqërisë së saj me një mik të alkoolizuar, ndërsa për momentin e gjithë vëmendja është përqëndruar në imazhet sensuale të aktores Reese Witherspoon.
Top Channel