Ricky Martin dhe partneri i tij prej gjashtë vitesh, Carlos Gonzales Abella, hodhën poshtë spekulimet se janë pranë martesës.
Megjithatë, në një intervistë për një revistë rozë gjatë së premtes, këngëtari spanjoll pranoi se dëshiron të bëhet prind i një vajze, pasi ka dy djem nga një farëzim artificial i mëparshëm.
Në bazë të ligjit spanjoll, këngëtari i “Livin la Vida Loca” apo “She Bangs” është i lirë të martohet, por 40-vjeçari tha: “Nuk e kemi menduar ndonjëherë këtë. Megjithatë, jam shumë i lumtur që ne në Europë e kemi këtë opsion. Është e mrekullueshme të thuash që po, mbase një ditë do ta bëjmë”.
Babai i dy fëmijëve binjakë pas një farëzimi artificial me një nënë mbartëse, zbuloi edhe dëshirën e tij për të patur një fëmijë të tretë, mundësisht vajzë.
”Do të doja shumë një vajzë dhe shpresoj që unë Carlos të kemi një së shpejti”, tha Martin.
Megjithatë, këngëtari nuk zbuloi nëse do të bëhet fjalë për një birësim të thjeshtë apo një ngjizje artificiale, që nëse do të realizohet, duhet të përcaktohet se cili prej dy partnerëve do të jetë babai natyral.
Top Channel