Fier, hiqet tregu industrial

06/01/2012 00:00

Tregtarët e tregut industrial të Fierit mëngjesin e së premtes nuk janë
lejuar nga Policia Bashkiake të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Me nje vendim te keshillit bashkiak te fierit, ambientet e tregut industrial do te shfrytezohen per ndertimin e stadiumit te lojrave me dore.

Nderkohe qe 270 tregetaret do te shperngulen ne nje treg privat ne periferi te qytetit. Me perkrahjen e policise se rendit, punonjesit e policise bashkiake nuk kane lejuar qe tregetaret hyjne ne ambientet e punes nderkohe qe fadromat ishin te gateshme per prishjen e tyre.

Ky vendim ka hasur kundershtimin e tregtareve, te cilet nuk pranojne te shkojne ne nje treg privat por ne ambiente qe administrohen nga bashkia. Pas rreth 3 oresh, nje perfaqesi tregetaresh jane drejtuar ne prefekturen e Fierit per zgjidhjen e ketij problemi.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB